, ,

Ongredients Skin Barrier Radiant Cream 50ml


Përshkrim Krem multifunksional për hidratim, mbështetje të barrierës së lëkurë, efekt natyral ndriçues, korrektim të tonit, mbrotje nga dielli, shkëlqim të lëkurës dhe baze ideale makeup. Efekt glow natyral dhe ton më i balancuar i lëkurës Formula është zhvilluar për të ndihmuar në krijimin e një pamjeje më të njëtrajtshme dhe të ndriçuar. Ndihmon që lëkura të duket më e freskët, më e shëndetshme dhe më uniforme. Primer për përgatitjen e makeup-it Tekstura e lehtë përthithet shpejt dhe krijon sipërfaqe më të lëmuar për aplikimin e makeup-it. Ndihmon që produktet të shpërndahen më njëtrajtshëm dhe rezultati final të duket më natyral dhe më i pastër. Hidratim intensiv dhe mbështetje e barrierës së lëkurës Kombinimi i 13 formave të Acidit Hialuronik, 6 peptideve dhe Phytosphingosine ndihmon në ruajtjen e lagështisë, mbështet barrierën e lëkurës dhe redukton ndjesinë e tharjes gjatë ditës. Korrigjim optik i tonit dhe lëkure që duket më e shëndetshme Formula ndihmon në përmirësimin vizual të pamjes së lëkurës, duke neutralizuar skuqjen apo shenjat për pamje më të shëndetshme. ÇFARË E BËN TË VEÇANTË Skin Barrier Radiant Cream është zhvilluar me konceptin e një produkti hibrid që kombinon kujdesin për barrierën e lëkurës me efekt estetik të menjëhershëm në pamje. Ndryshe nga kremrat klasikë hidratues ose kremrat me efekt glow, kjo formulë synon të ofrojë hidratim, qetësim dhe një përfundim natyralisht më të ndriçuar në të njëjtën kohë. ONGREDIENTS është brand korean i fokusuar në formulime funksionale dhe minimaliste, me produkte të zhvilluara për të mbështetur shëndetin e barrierës së lëkurës duke ruajtur një përfundim estetik dhe të lehtë në përdorim të përditshëm. E PËRSHTATSHME PËR • Të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht: • Lëkurë të thatë dhe të dehidratuar, • Lëkurë me ton jo uniform, • Lëkurë sensitive ose me ndjeshmëri të lartë, • Përdorues që kërkojnë hidratim, efekt glow dhe bazë të lehtë para makeup-it. ✅ Gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies: Në bazë të përbërjes nuk përmban retinoidë dhe përbërës të tjerë të cilë duhet shmangur. Megjithatë, gjithmone rekomandohet konsultë me mjekun. PËRDORIMI Përdoret në mëngjes si hapi i fundit i rutinës së kujdesit për lëkurën. Aplikoni një sasi të përshtatshme në fytyrë dhe shpërndajeni në mënyrë uniforme. Mund të përdoret vetëm për efekt natyral ndriçues ose si bazë para makeup-it për një përfundim më të lëmuar dhe më uniform.

$ 19.60

Weight N/A
Dimensions N/A

SHOPPING CART

close