, ,

NUMBUZIN No.1 Pantothenic B5 Active Soothing Cream 80ml


Përshkrim Krem hidratues. Ndër kremrat për lëkurë akneike më të shitur në Korenë e Jugut. PËRFITIMET KRYESORE Redukton aknet, balancon yndyrën dhe paston poret: Acid Pantoteniku (Vitamina B5) dhe Zinc PCA ndihmojnë në kontrollin e yndyrës së tepërt, promovojnë shërim më të shpejtë te akneve, parandalojnë bllokimin e poreve dhe shfaqjen e akneve të reja. Hidratim i qëndrueshëm dhe teksturë e lehtë: Formula ofron hidratim të thellë për më shumë se 100 orë pa e rënduar lëkurën, duke e lënë të freskët dhe të lëmuar. Qetësim dhe rigjenerim i barrierës së lëkurës: Me Panthenol, Niacinamide dhe Centella Asiatica, ndihmon në zbutjen e irritimeve dhe përshpejton rigjenerimin natyral të lëkurës. Lëkurë më e shëndetshme: Përdorimi i rregullt ndihmon në reduktimin e skuqjeve dhe përmirësimin e pamjes së përgjithshme të lëkurës. ÇFARË E BËN TË VEÇANTË Kombinon Acidin Pantotenik, i njohur për vetitë e tij rigjeneruese dhe balancuese, me një kompleks të avancuar hidratues që ruan lagështinë natyrale të lëkurës. Formula pa alkool të rëndë, pa parabene dhe pa aromë artificiale ofron kujdes të butë por efektiv. Pas vetëm 4 javësh përdorimi, ka treguar 60.54% reduktim të akneve dhe 41.33% ulje të yndyrës, sipas testeve klinike. E PËRSHTATSHME PËR Të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht për lëkurë të yndyrshme, të kombinuar, të ndjeshme dhe me tendencë akneike. ⚠️ Gjatë shtatzënisë ose gjidhënies, rekomandohet konsultë paraprake me mjekun. PËRDORIMI Apliko kremin në fytyrë si hap i fundit i rutinës së kujdesit të lëkurës në mëngjes dhe në mbrëmje.

$ 21.90

Weight N/A
Dimensions N/A

SHOPPING CART

close