| Weight | N/A |
|---|---|
| Dimensions | N/A |
Juicers, Washing Machines,
make p:rem Inteca Soothing cream 80ml
Përshkrim Krem qetësues dhe hidratues. Një nga kremrat më të shitura në Kore për qetësimin e lëkurës së ndjeshme dhe të irrituar: I njohur për formulën e fokusuar te qetësimi i shpejtë dhe qasja minimaliste ndaj përbërësve, ky krem është bërë veçanërisht i njohur në kategorinë e produkteve qetësuese. Ndihmon në qetësimin e shpejtë të lëkurës së irrituar: Formula përmban Inteca™, një kompleks i bazuar në përbërësit aktivë të Centella Asiatica (Asiaticoside, Asiatic Acid dhe Madecassic Acid) për të ndihmuar në reduktimin e skuqjes dhe irritimit. Ndihmon në forcimin e barrierës së lëkurës dhe ruajtjen e hidratimit: Përmban Hydrogenated Lecithin, Glycerin dhe kompleks me 3 forma të Acidit Hialuronik (Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate) për të ndihmuar në ruajtjen e lagështisë dhe komfortit të lëkurës. Ndihmon në përmirësimin e tonit jo uniform dhe mbështet shkëlqimin e lëkurës: Formula përmban Niacinamide, i cili ndihmon në përmirësimin gradual të pamjes së lëkurës dhe mbështet barrierën. Hidraton pa krijuar ndjesi të rëndë ose yndyrore: Tekstura kremit është krijuar për absorbim të shpejtë dhe për të ruajtur komfortin edhe tek lëkurat mikse ose me yndyrë. Formulë e butë për lëkurë të ndjeshme: Formula është pa parfum, pa vajra esencialë dhe e certifikuar vegan, me fokus në tolerancë më të mirë të lëkurës. ÇFARË E BËN TË VEÇANTË Sekreti i këtij kremi qëndron te Inteca™ Technology. Ndryshe nga formulat klasike me Centella që përdorin ekstraktin në formën standarde, make p:rem e ndërton këtë formulë mbi Inteca™, një metodë e stabilizimit dhe përpunimit të përbërësve aktivë kryesorë të Centella Asiatica për të ndihmuar shpërndarjen më efektive në lëkurë dhe për absorbim më të shpejtë. E PËRSHTATSHME PËR • Të gjitha tipet e lëkurës • Lëkurë të ndjeshme • Lëkurë me skuqje • Lëkurë me barrierë të dobësuar • Lëkurë të dehidratuar • Lëkurë mikse dhe me yndyrë ⚠️ Gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies: Në bazë të formulës nuk përmban përbërës që zakonisht rekomandohen të shmangen gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies. Formula është pa parfum dhe pa vajra esencialë. Megjithatë, gjithmonë sugjerohet konsultë me mjekun. PËRDORIMI Përdoret në mëngjes dhe në mbrëmje. Aplikoni një sasi të përshtatshme si hapi i fundit i rutinës.
$ 26.17





