, ,

FATION Nosca9 Trouble Cream 45ml


Përshkrim Krem për lëkurë me tendencë aknesh. Një nga produktet më të shitura në Kore. Ndihmon në qetësimin e skuqjes dhe reduktimin e ndjesisë së irritimit Formula përmban Heparin RX Complex™, Sodium Heparin, Centella Asiatica, Panthenol dhe Allantoin, të cilët ndihmojnë në rikthimin e komfortit të lëkurës dhe reduktimin e ndjesisë së parehatisë. Mbështet forcimin e barrierës së lëkurës Përmban 5 ceramide (Ceramide NP, NS, AP, AS dhe EOP), Cholesterol dhe Phytosphingosine, një kombinim lipidësh që ndihmojnë në mbështetjen e barrierës dhe reduktimin e humbjes së hidratimit. Përshpejton shërimin e akneve pa e tharë lëkurën Formula përfshin Succinic Acid dhe Centella, të cilat ndihmojnë në mbështetjen e ekuilibrit të lëkurës dhe përshpejtojnë shërimin e saj. Ofron hidratim dhe ndjesi më të rehatshme në lëkurë Përmban Beta-Glucan, Panthenol, Squalane dhe përbërës hidratues, të cilët ndihmojnë në ruajtjen e hidratimit dhe reduktimin e ndjesisë së tërheqjes. ÇFARË E BËN TË VEÇANTË Sekreti i këtij kremi qëndron te Heparin RX Complex™ dhe filozofia dermatologjike pas brandit. FATION është krijuar nga DONG-A Pharmaceutical, një nga kompanitë farmaceutike me histori të gjatë në Korenë e Jugut, e njohur për ekspertizën në dermatologji dhe formulime të orientuara drejt rikuperimit të barrierës së lëkurës. Linja NOSCA9 është zhvilluar posaçërisht për lëkurë me tendencë akneike. Formula përdor Rapidsome Technology™, një sistem shpërndarjeje i krijuar për të ndihmuar përhapjen më të mirë të përbërësve aktivë në sipërfaqen e lëkurës pa rënduar teksturën. E PËRSHTATSHME PËR • Lëkurë me tendencë aknesh • Lëkurë të ndjeshme • Lëkurë me skuqje • Lëkurë me barrierë të dobësuar • Lëkurë mikse dhe me yndyrë • Lëkurë të dehidratuar ⚠️ Gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies: Në bazë të formulës nuk përmban përbërës që zakonisht rekomandohen të shmangen gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies. Megjithatë, për shkak të mungesës së deklarimeve specifike nga brandi për përdorim gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies, gjithmonë sugjerohet konsultë me mjekun. PËRDORIMI Përdoret në mëngjes dhe/ose mbrëmje si jap i fundit i rutinës. Aplikoni një sasi të përshtatshme si hapi i fundit i rutinës. Për zonat më shumë  probelmatike mund të aplikohen 2–3 shtresa.

$ 27.26

Weight N/A
Dimensions N/A

SHOPPING CART

close