, ,

Dr.Reju-All Advanced LC-Ceramide Barrier Cream 50ml


Përshkrim Krem i avancuar për rikuperimin dhe forcimin e barrierës së lëkurës, i zhvilluar nga Dr.Reju-All, brandi farmaceutik korean më i shitur në Kore. Ndër kremerat më të shitur në farmacitë Koreane Forcon dhe rikuperon barrierën e lëkurës: Teknologjia LC-Ceramide është zhvilluar për të krijuar përputhshmëri më të lartë me strukturën natyrale të barrierës së lëkurës. Ndihmon në reduktimin e humbjes së lagështisë dhe mbështet rikuperimin e lëkurës së dobësuar ose të irrituar. Hidratim i thellë dhe afatgjatë: Kombinimi i përbërësve hidratues dhe mbështetës të barrierës ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit të lagështisë gjatë ditës, duke e lënë lëkurën më elastike dhe më komode. Qetëson lëkurën e ndjeshme dhe të stresuar: Formula përfshin përbërës me veprim qetësues dhe mbështetës që ndihmojnë në uljen e ndjesisë së tharjes dhe parehatisë së lëkurës. ÇFARË E BËN TË VEÇANTË Sekreti i këtij kremi qëndron te LC-Ceramide (Long-Chain Ceramide), teknologji e patentuar e Dr.Reju-All, e zhvilluar për të adresuar një nga kufizimet kryesore të kremrave tradicionalë me ceramide: qëndrueshmërinë në barrierën e lëkurës. Sipas konceptit të formulës së brandit, ceramidet me zinxhir më të gjatë janë projektuar për të krijuar afërsi më të madhe me strukturën natyrale lipidike të lëkurës dhe për të mbështetur hidratimin dhe qetësimin për një periudhë më të gjatë. Dr.Reju-All është pozicionuar në tregun korean si brand farmaceutik i kujdesit për lëkurën, i zhvilluar nga mjekë dhe farmacistë, me fokus në formulime funksionale, teknologji të patentuara dhe produkte të orientuara për rikuperimit dhe mirëmbajtjes e barrierës së lëkurës. E PËRSHTATSHME PËR • Të gjitha tipet e lëkurës, vecanarisht: • Lëkurë të thatë dhe të dehidratuar, • Lëkurë me barrierë të dobësuar, • Lëkurë sensitive ose me ndjeshmëri të lartë, • Përdorues që kërkojnë hidratim intensiv dhe mbështetje të barrierës. ✅ Gjatë shtatzanisë dhe gjidhënies: Formula nuk përmban retinoidë dhe në bazë të përbërjes nuk ka përbërës që zakonisht shmangen gjatë shtatzënisë. Megjithatë, gjithmonë rekomandohet gjithmonë konsultë me mjekun. PËRDORIMI Përdoret në mëngjes dhe mbrëmje. Aplikoni një sasi të përshtatshme në fytyrë si hapi i fundit i rutinës së kujdesit për lëkurën. Për lëkurë shumë të thatë ose me barrierë të dëmtuar, mund të aplikohet në shtresë pak më të pasur në zonat që kanë nevojë për më shumë ushqim dhe komfort.

$ 31.64

Weight N/A
Dimensions N/A

SHOPPING CART

close