| Weight | N/A |
|---|---|
| Dimensions | N/A |
Juicers, Washing Machines,
(versioni i ri) Dr.Althea 345 Relief Cream 50ml
Përshkrim Krem për lëkurë akneike, të ndjeshme dhe me barrierë të dëmtuar Versioni i ri i Dr.Althea 345 Relief Cream ruan perberesit e tij kryesore qetesues dhe hidratues si niacinamide, panthenol, beta-glucan dhe acidi hialuronik por formula eshte thjeshtuar duke hequr shume ekstrakte bimore qe mund te jene irrituese per disa lekura si dhe konsiderohet fungal-acne safe, pasi nuk permban perberes qe zakonisht nxisin aknet fungale. PËRFITIMET KRYESORE Qetëson aknet dhe irritimet Niacinamidi, panthenoli, Centella asiatica dhe ekstrakti i rrënjës Coptis Japonica punojnë së bashku për të ulur skuqjen, inflamacionin, veçanërisht te lëkurat me akne dhe post-akne. Zbeh shenjat dhe unifikon tonin Niacinamide (Vitamina B3) ndihmon në zbehjen e njollave post-akneike dhe promovon një ton më të ndritshëm dhe më të njëtrajtshëm. Forcon barrierën mbrojtëse Ceramide NP, Sodium Hyaluronate, Beta-Glucan dhe përbërës mbështetës të barrierës hidratojnë dhe forcojnë barrierën e lëkurës duke promovuar shërim te akneve dhe shenjave. Hidratim i lehtë dhe pa yndyrë me tekstura xhel-krem. Mbrojtje antioksiduese Resveratroli, vitamina E dhe ekstrakte bimore kundër radikaleve të lira mbështesin një lëkurë më të fortë dhe më të shëndetshme. ÇFARË E BËN TË VEÇANTË Dr. Althea 345 Relief Cream (Versioni 2) është një krem xhel ultra i lehtë, i krijuar për të qetësuar dhe rikthyer ekuilibrin e lëkurës së irrituar. Emri “345” i referohet formulës së strukturuar me 3 përbërës për zbehjen e shenjave, 4 përbërës për forcimin e barrierës dhe 5 ekstrakte qetësuese. Përthithet menjëherë, nuk mbyll poret, duke e bërë ideal për lëkura të yndyrshme, të kombinuara dhe të ndjeshme. E PËRSHTATSHME PËR Lëkurë akneike dhe me shenja post-akne Lëkurë të irrituar, të ndjeshme ose me barrierë të dëmtuar Lëkurë të yndyrshme dhe të kombinuar Lëkurë të prirur ndaj aknes fungale (Malassezia) ⚠️ Gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies rekomandohet konsultë me mjekun, si me çdo produkt të ri të kujdesit të lëkurës. PËRDORIMI Aplikohet si hap i fundit i rutinës në mëngjes dhe në mbrëmje.
$ 21.79





